Egla flet të parë që pas përjashtimit: Dua të di çfarë do të ndodhë me mua...

Egla flet të parë që pas përjashtimit: Dua të di

Pas skualifikimit të Meritonit dhe Ilnisës, Vëllai i Madh ka zbuluar se ku gjendet Egla Ceno 48 orët e fundit.

Pas aludimeve të shumta në rrjetet sociale, në spektaklin e sotëm janë shfaqur pamjet ekskluzive se ku ndodhet aktorja e njohur. Në pamjet e publikuara, Egla është shfaqur në dhomën e bardhë, e cila ka qenë e vëzhguar gjatë gjithë kohës nga kamerat.

Gjatë komunikimit të saj me Ledionin, Egla Ceno ka treguar se ndihet shumë në faj për veprimin që ajo ka bërë ndaj Meritonit dhe shpesh herë është interesuar për gjendjen e tij shëndetësore.

“Gjej rastin të përsëris që është një gjest që nuk është për tu bërë. Askush nuk duhet ta bëjë, askush nuk duhet të bjerë pre e provokimeve, duhet me kalit veten më fort. Konfuzion, kam dëgjuar vetëm Julin dhe Romeon sot që i thoshte e ke pasur idhull. Më vjen keq që nuk doja ta shihja ashtu. Dëgjova në një moment që Heidi po linte shtëpi. Tani po dëgjoja që kishte takim në portën e kuqe. Dua të di çfarë do bëhet me mua”-tha Egla.

EMISIONET