“Duran Duran” me album të ti/ Grupi anglez vjen në bashkëpunim me kitaristin Andy Taylor

Duran Duran ribashkon familjen për një album të ri. Grupi anglez ka njoftuar një publikim për fundin e vitit që do të shohë bashkëpunimin e miqve të vjetër dhe të rinj, përfshirë kitaristin Andy Taylor, i cili së fundmi zbuloi se vuan nga kanceri.

“Duran Duran” me album të ti/ Grupi anglez vjen në

Grupi anglez “Duran Duran” pritet të vijë më një album të ri që do të publikohet në fund të këtij viti. Bëhet fjalë për një “projekt muzikor” ku do të marrin pjesë të gjithë “familja dhe miqtë e Duran Duran”, përfshirë edhe kitaristin, Andy Taylor, i cili u largua nga grupi në vitin 2006, pas ribashkimit të vitit 2001. Fatkeqësisht, Taylor kohët e fundit zbuloi publikisht se vuan nga kanceri në fazën e katërt.

“Jemi duke punuar për një album që do të dalë në fund të vitit dhe Andy do të luajë në disa këngë”, shpjegoi vokalisti Simon Le Bon.

Mes grupit dhe kitaristit në të kaluarën nuk kanë munguar marrëdhëniet e stuhishme. Shkëndija për këtë bashkëpunim erdhi kur grupi u bë pjesë e “Rock & Roll Hall of Fame” nëntorin e kaluar. Pikërisht nga skena e Los Anxhelosit, Simon Le Bon lexoi një letër nga kitaristi që shpjegonte mungesën në ceremoni. Dhe arsyeja ishte më e keqja e mundshme: kanceri i prostatës në fazën 4. Që nga ai moment grupi la mënjanë mosmarrëveshjet e vjetra për t’ju rikthyer muzikës së bashku.

“Duran Duran” pritet të nisin turneun në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga data 29 prill deri më 9 maj, grupi do të jetë në arenën britanike me shtatë shfaqje, ndërsa nga fundi i majit deri në fund të shtatorit do të përballet me një turne të gjatë në të gjithë SHBA-në, me mbështetjen e Nile Rodgers dhe Bastille.

Grupi anglez shënoi kulmin e famës në vitet '80. Ata u ndanë në vitin 1985 pas projektit “Power Station”, për tu rikthyer bashkë në vitin 2000, pas pesëmbëdhjetë vjetësh. Rezultati janë dy turne botërore dhe një album që mban titullin "Astronaut".

besmira pelushaj duran duran andy taylor

EMISIONET