Donaldi flet për momentet në “BBV”: Nuk kam guximin t’i shoh, kam pasur luftë me...

Donaldi flet për momentet në “BBV”: Nuk kam guximin

Të gjithë e mbajmë mend puthjen e Borës dhe Donaldit në spekaklin televiziv “BBV”.

Asokohe, ky moment ishte një nga videot më virale në televizione dhe në rrjet.

I ftuar në emisionin “Galeri” , Donaldi ka folur për herë të parë për puthjen virale.

“Këtu po e shikoj. Qëkur kam dalë nga Bigu nuk i kam parë, nuk i jam kthyer më momenteve. Nuk e kam pasur guximin t’i shikoj më saktë. Këtë video e ka publikuar Romeo, kur ka qenë takimi im me Borën, shumë emocional, shumë drithërues. Kanë qenë emocione të forta. Është një nga ato emocione që nuk kanë për t’u larguar dot nga mendja dhe nuk kanë për t’u harruar kollaj.”

Donaldi ka treguar se më pas me Borën  ka pasur diskutime të shumta.

“Diskutime ka pasur, debate, sherre, luftë, bomba, mina, të gjitha. Kanë kaluar. Unë personalisht vet të futem e t’i shoh si video, nuk kam pasur guxim.”

EMISIONET