Don Xhoni flet për raportin me Loredanën: Kam shumë respekt për të, është vajzë e mirë

Reperi i njohur Don Xhoni ka thyer heshtjen dhe ka folur për marrëdhënien e tij me Loredana Brati, pas spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar në media për një afërsi mes tyre.
Deklarata e reperit erdhi gjatë promovimit të albumit të tij më të ri “100%”, ku ai foli për suksesin e projektit dhe momentet nga prapaskenat e eventit.
I pyetur se përse nuk kishte realizuar një video promovuese edhe me Loredanën, Don Xhoni u shpreh me fjalë pozitive për të.
“Lori është shumë mirë, shumë nice. Kam shumë respekt për të. Raporti sot me të është shumë i mirë, është shumë vajzë e mirë dhe ia uroj të gjitha të mirat”, tha reperi.
Gjatë muajve të kaluar, Don Xhoni dhe Loredana ishin ndër emrat më të komentuar në mediat rozë, pasi afrimiteti i tyre në rrjetet sociale dhe disa momente të përbashkëta kishin nxitur aludime për një lidhje të mundshme.
Megjithatë, nga deklarata e fundit e artistit duket se mes tyre ka mbetur një raport miqësor dhe respekt reciprok, ndërsa secili vijon rrugëtimin e tij në karrierë.



