“Dior”, shfaqje historike në Mumbai/ Sektori i luksit po rritet gjithnjë e më shumë në Indi
"Dior" prezantoi koleksionin Vjeshtë 2023 në monumentin historik “porta e Indisë” në Mumbai. Zgjedhja e Dior-it vjen në një kohë kur sektori i luksit po rritet gjithnjë e më shumë në Indi.
Shtëpia prestigjioze e modës “Dior” organizoi një shfaqje historike në Mumbai, një lëvizje kjo që i referohet rolit të gjatë të Indisë në prodhimin e modës së lartë evropiane dhe fuqisë në rritje të konsumatorëve të saj luksoz.
Me monumentin historik “Porta e Indise” në sfond, marka franceze prezantoi koleksionin e tij Vjeshtë 2023 para një publiku të mbushur me yje, duke përfshirë ikonat e Bollywood-it Rekha, Sonam Kapoor dhe Anushka Sharma, si dhe modelen Cara Delevingne dhe aktoren Maisie Williams.
Vendndodhja ishte një frymëzim më vetë: pista ishte e zbukuruar me llampa tw arta, ndërsa veshjet përmbanin pëlhura brokade, punime në pasqyrë etj.
Etiketat luksoze zakonisht prezantojnë koleksionet e tyre Pranverë-Verë dhe Vjeshtë-Dimër në një nga "katër javët e mëdha" të modës në Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris, por shpesh shikojnë më larg për të shfaqur linjat e tyre para vjeshtës. Dhe zgjedhja e Dior-it për Mumbai vjen në një kohë kur sektori i luksit po rritet gjithnjë e më shumë në Indi.
Blerësit indianë janë bërë një forcë kryesore në industrinë e modës, me nivelet e të ardhurave të disponueshme të vendit duke u rritur me më shumë se 24% midis 2019 dhe 2022, sipas Anul Sareen, ekspert biznesi në “Euromonitor”.
“Dior” hyri në tregun indian në vitin 2006 kur hapi një butik në Nju Delhi. Dhe ndërsa ka shtuar vetëm një dyqan që atëherë, lidhjet e markës me vendin shkojnë shumë përtej tregtisë.
Koleksioni nga ana tjetwr shfaqi pamje me ngjyra të theksuara, të gjalla, rozë, vjollcë, blu të pasur dhe të verdhë.