Burri s'po ia hiqte sytë në palestër, shikoni si ia punoi

Burri s'po ia hiqte sytë në palestër, shikoni si ia punoi

Një trajnere personale në fitness ka publikuar një video të një burri i cili e vinte në siklet duke e vëzhguar ndërsa ajo stërvitej në palestër.

Gruaja punon si trajnere personale në një qendër fitnesi në Kaliforni dhe videoja e publikuar në Tik Tok ka shkaktuar shumë debat.

"Ky plak nuk mi heq sytë në palestër” shkruan ajo ndërsa shton: Prandaj thirra burrin tim që të stërvitet pranë meje."

Më pas i tha burrit se nëse donte të vijonte stërvitjen duhej të ndalonte së shikuari në atë mënyrë duke e bërë atë të ndihej keq.  Dhe përgjigjja e tij ishte: "Po shikoj vërdallë”

Në momentin kur gruaja i tha se e kishte filmuar ai menjëherë mbylli gojën.

Videoja u shpërnda në tik tok dhe është bërë virale duke u parë nga më shumë se 17 milionë herë.

Videoja ka marrë 30 mijë komente nga të cilat disa mbrojnë qëndrimin e gruas e disa të tjerë të burrit.

EMISIONET