Studiuesja e shkencave okulte, Pranvera Xhafa: Politikanët shqiptarë janë të gjithë të këqinj
Në emisionin “Ditë e re” në RTV ORA ishte e pranishme studiuesja e shkencave okulte Pranvera Xhafa.
Ajo foli rreth luftës që po zhvillohet në Ukrainë, për personazhe të ndryshme të politikës botërore.
Arjola Shehu: Kë sheh si “personazhin e keq të përrallës” në të gjithë zhvillimet që po pëson bota sot?
Pranvera Xhafa: Ata që shohim në skenën politike nuk janë personazhe të vërtetë, kemi aktorë dhe kemi personazhe të klonuar. “Biden nuk është vetë Biden. Biden ka vdekur në 2006, personazhi i Biden-it sot luhet nga klonet e tij. Kam prova, kam fakte por s’mund t’i them me fjalë. Ndërsa Putin është gjallë por jo ai që shihni në televizion që jep ato deklaratat e tmerrshme. Situata është e stisur që të krijohet një luftë.
Ajo u shpreh se në politikën shqiptare janë të gjithë të këqij nuk ka diferencime se kush është personazh i keq dhe cili jo.
Pranvera Xhafa: Ata janë një e tërë. Secili luan me pjesën e mirë që mundohet t’u servir popullit.
-
Stereotiet për vajzat dhe ndikimi nga filmat vizatimorë
23 Shtator, 15:40
Ndër të tjera studiuesja u shpreh se ka nisur të merret me shkencat okulte në moshën 19-vjeçare, duke nisur të lexojë libra që merren specifikisht me këtë rrymë por nuk dha asnjë informacion se tek cilët tituj librash mbështetej në teoritë e saj duke e përfunduar se një ditë do të fliste dhe për këto literatura në të cilat mbështeten personat që studiojnë shkencat okulte.