Kush po i blen apartamentet më këto çmime të larta? Ja çfarë thotë eksperti në Ditë e Re

Në emisionin e sotëm të “Ditë e re” në RTV Ora, Reinaldo Pipiria foli rreth çmimit të banesave në Tiranë.

Sipas tij rritja e çmimit të banesave nuk po ndodh vetëm në vendin tonë por në të të gjithë rajonin.

Reinaldo Pipiria: Çmimet e banesave në vendin tonë po njohin rritje por kjo rritje nuk vjen si një ndryshim që po ndodh vetëm në Shqipëri por në të gjithë rajonin.

I pyetur nga moderatori Arjon Muça se si po blihen apartamentet sot me çmimet që po ofrohen në treg Pipiria u shpreh se nuk mund të blesh  një banesë me kredi duke mos pasur në gjendje kursime.

Reinaldo Pipiria: Nuk mund të blesh  një banesë me kredi duke mos pasur në gjendje kursime pasi bankat nuk të ofrojnë kredi  100%. Megjithatë kemi një lajm të mirë pasi Banka e Shqipërisë pritet të ofrojë norma fikse për 2 vite.

Në lidhje me dyfishimin e çmimeve të pronave dhe banesave në zonën e Vlorës, ai u shpreh se ky fenomen i dyfishimit të çmimit ka ndodhur, pasi Vlora është një qytet gjithnjë e më i aksesueshëm dhe ka lëvizje gjatë gjithë vitit ndryshe nga qyteti i Sarandës që është aktiv vetëm në sezonin turistik.

EMISIONET