Steriotipet për vajzat dhe ndikimi nga filmat vizatimorë

A kanë krijuar steriotipe personazhet vizatimorë apo personazhet e Disney në psikikën e të vegjëlve dhe a kanë ndikuar ato edhe me vonë në jetën e fëmijëve?!

Në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora për të folur për këtë temë ishin të pranishme Artemisa  Ozaj dhe Enkeleda Zeko.

Artemisa Ozaj u shpreh se “shumë vajza  sot por kërkojnë gjithnjë e më shumë një bashkëshort i cili të ketë një financë të majme ashtu siç ndodh me princeshat në animacione, të cilat jetojnë të lumtura duke u martuar me princin.”

Gazetarja sportive Enkeleda Zeko nuk ndan tw njëjtin mendim.  Ajo u shpreh se “nuk jam dakord që vajzat tanimë duan para nga bashkëshorti prej steriotipit të krijuar nga princeshat por si pasojë e një shthurjeje të shoqërisë.”

EMISIONET