Financimi rus, Qefalia: Ngjarje e rëndë, problemet e brendshme të PD dhe veprimi nuk na bën krenarë
Deputeti i PS Xhemal Qefalia në një intervistë për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj tha se duke qënë se Rusi është identifikuar si shtet kundër demokracisë si dhe një shtet sulmues ka një fokus më të madhe dhe ndaj veprimeve financiar etë këtij vendi.
Sa i përket financimit të PD nga ky vend Qefalia e konsideron si një ngjarje të rëndë.
Xhemal Qefalia: Rusia është identifikuar si shtet kundër demokracisë si dhe një shtet sulmues, ndaj shërbimet e specializuara janë të vëmendshme dhe ndaj veprimeve të tjera. Rusia është një vend i cili është në vëmendje dhe për prishjen e rendit demokratik. Sa i përket financimit rus të PD për aq kohë sa prokuroria vijon hetimin, nuk mund të them gjë, vetëm pas përfundimit të hetimit do të bëhet publike. Ngjarja është shumë e rëndë. Problemet e brendshme që ka PD, veprimi nuk na bën krenar. Shpresojmë që gjëja të jetë në shifra minimale. Nëse do të jetë veprimi në mënyrë të vetëdijshme është një gjë shumë e rëndë.