A mund të mbeteni shtatzënë përmes seksit anal?

A mund të mbeteni shtatzënë përmes seksit anal?

Shumë njerëz zgjedhin seksin anal për një orgazmë më të fortë dhe mbi të gjitha sepse e mendojnë si një mënyrë efektive për të shmangur shtatzëninë.

Por sa "i sigurt" është në të vërtetë seksi anal dhe a ka ndonjë shans për të mbetur shtatzënë?

Përgjigja përfundimtare është jo! Siç mund ta dini, shtatzënia ndodh kur penisi futet në vaginë duke lejuar spermën të deportojë drejt vezëve. Nuk ka asnjë lidhje mes anusit dhe organeve riprodhuese prandaj seksi anal në mënyrë direkte nuk mund të shkaktojë një shtatzëni.

Sidoqoftë, është e mundur të ndodhë në raste të rralla nëse në mënyrë indirekte sperma gjatë seksit anal deporton drejt vaginës. Që shanset për shtatzëni të rriten, gruaja duhet të jetë në ditët e ciklit kur fertiliteti i saj është më i lartë. 

A duhet të merrni masa mbrojtëse para seksit anal?

Sigurisht që po! Eshtë e rëndësishme të mbroheni duke përsorur prezervativë për shumë arsye, por si më të rëndësishmen po përmendim sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Sigurohuni t'i ndërroni herë pas here gjatë aktit për të shmangur futjen e baktereve.

EMISIONET