"84 pompa me një dorë për një minutë", njihuni me shqiptarin që theu rekordin "Guinness"

Një shqiptar me talentin e tij, ka arritur të futet në librin e rekordeve "Guinnes".
I riu nga Gjilani, Shkëlqim Miftari, arriti të bëjë 84 pompa me një dorë, brenda një minute.
Së fundmi, i ftuar në programin "Në shtëpinë tonë", ai ka rrëfyer për këtë eksperiencë ku dhe ka zbuluar se i janë dashur 7 vite punë intensive për të arritur këtu ku dhe është sot.
Rekordi i vendosur deri më sot në këtë kategori ishte 81 pompa brenda një minute, tani rekordi i ri botëror i vendosur shqiptari është 84 pompa me një dorë.
"Miq, shokë dhe gjithë ju dashamirë, ju njoftoj që pas një pune dhe përkushtimi të madh arrita të vendos rekordin e ri botëror në "Guinness World Records" në kategorinë "The most archer push ups in one minute (elevated)", tha Miftari në një postim në rrjetet sociale.


