Sot, në përvjetorin e vdekjes/ Anders Celsius, gjeniu që s’na dhuroi vetëm njësinë standarde të shkallës së temperaturës

Sot, në përvjetorin e vdekjes/ Anders Celsius, gjeniu që

Anders Celsius ishte një astronom, fizikan dhe matematikan suedez që propozoi shkallën e temperaturës Celsius dhe themeloi Observatorin Uppsala.

Ai ishte profesor i astronomisë në Universitetin Uppsala nga 1730 në 1744, por udhëtoi nga 1732 në 1735 duke vizituar observatorë të shquar në Gjermani, Itali dhe Francë.

Ai u lind në Suedi më 27 nëntor 1701, ai u rrit nën hijen e babait të tij, një profesor astronomie. Anders tregoi një talent të jashtëzakonshëm në matematikë që në fëmijëri dhe pasi mbaroi arsimin e tij, vendosi të bëhej astronom.

Ai bëri vëzhgime të mëparshme në lidhje me aurora borealis (dritat veriore) dhe konsiderohet si astronomi i parë që sugjeroi një lidhje midis aurora borealis dhe ndryshimeve në fushën magnetike të Tokës.

Ai, gjithashtu, vlerësoi shkëlqimin e yjeve me mjete matëse. Më vonë, ai mori pjesë në një ekspeditë që vërtetoi teorinë e Njutonit se Toka ka formën e një elipsoidi, të rrafshuar në pole.

Pas suksesit në ekspeditë, ai hodhi themelet e Observatorit Astronomik Uppsala, observatori më i vjetër astronomik në Suedi.

Megjithatë, ai është më i famshëm për shkallën e temperaturës që propozoi bazuar në pikat e vlimit dhe ngrirjes së ujit.

Më vonë, një formë e kundërt e dizajnit të tij origjinal u miratua si standard dhe u përdor pothuajse në të gjitha punimet shkencore.

Ai filloi shumë projekte të tjera kërkimore, por vdiq nga tuberkulozi më 25 prill 1744 në moshën 42-vjeçare, para se të mund të përfundonte shumicën hulumtiveve të tij, të cilat mund të ishin sot në fondin e thesareve të shkencës.

Ai ishte një astronom i jashtëzakonshëm dhe si pavdekësim për arritjet e tij, njësia standarde në shkallën e temperaturës është pagëzuar me mbiemrin e tij, "Celsius".

anders celsius albert vataj

EMISIONET