Përkujtohet Robert Shvarc, "mjeshtri" i shqipes që përktheu kryeveprat botërore
Më 25 prill të vitit 2003 ndërroi jetë, pas një sëmundje të gjatë zemre, përkthyesi i shquar Robert Shvarc.
U lind në Sarajevë më 10 dhjetor 1932, i biri i Julius Shvarc dhe Saveta Çipit. I ati ishte po ashtu nga Sarajeva me profesion teknik elektrik, gjyshi i tij, Siegfried, ishte nga Vjena, ndërsa e ëma vinte prej një familjeje elbasanllie me profesion rrobaqepëse. Familja e Shvarc u zhvendos në Shqipëri më 1925 duke u vendosur fillimisht në Shkodër.
Shvarci përktheu disa nga veprat më të mëdha botërore në shqip, ndër të cilat mund të përmenden romanet e Remarkut, Gëtes, Fojtvangerit, Markezit etj. Ndërkohë edhe disa autorë e poetë shqiptarë në gjermanisht si Kadare, Agolli, Spahiu, Bushaka, Arapi, Lako, etj.
Robert Shvarcit i është dhënë nga Presidenti i Republikës titulli “Mjeshtër i Madh”, në dhjetor të vitit 2002, ndërsa në janar 2003, pak muaj para vdekjes, Këshilli Bashkiak i Tiranës e shpalli “Qytetar Nderi“.