Një predikim për lumturinë nga Lev Tolstoi - Sot në datëlindjen e gjeniut

Një predikim për lumturinë nga Lev Tolstoi - Sot në

Në novelën “Lumturia e familjes”, Lev Tolstoi ka një fragment në të cilin thuhet:

“Një jetë e qetë në fshat, mundësisht duke qenë i dobishëm për njerëzit që janë mësuar të bëjnë mirë; pastaj natyrë, libra, muzikë… kjo është ideja ime për lumturinë.”

Do të ishte naivitet të predikonim që të shpërngulemi në fshat që të jemi të lumtur, por të gjitha të tjerat kanë vlerë kudo që të jemi për ta arritur këtë.

Dhe ato janë sipas Tolstoit, socializimi me njerëzit e duhur, leximi, lidhja me natyrën. Kaq pak do të mund të të kthejë qetësinë e bjerrur.

Vetëm kaq do të na shpërblejë me atë që kaq shumë kemi nevojë, me lumturinë.

Lev Tolstoi, shkrimtari që erdhi si një i krishter i devotshëm, dhe iku si një “murg” heretik

Sot 195 vite më parë u lind, Lev Tolstoi, një prej penave më të vetvetishme dhe vetëtimshme të shpirtit rus. Kremtja më e hyjshme estetike e një botkuptimi dhe gjëneze nga më të njimendtat që gatoi njerëzimi për ëndjen e së magjishmes përmes rrëfimit.

Një predikim për lumturinë nga Lev Tolstoi - Sot në

Një pjesë vitale, e dengur dhe e dehur nga hapësira e një lirie që formësohej mbi qiellin e tij, qiell i cili thyhet sapo ai kërkoi ta mbushte me fluturim, erdhi në jetë më 9 gusht 1828.

Jeta dhe vepra e shkrimtarit të madh, mëtuesit të “Ana Karenina”, “Lufta dhe Paqja”, dhe një galerie të pamatë romanesh e qëmtesash letrare, nuk copëzohen nga gjithçka që e gjurmoi deri sot. Lavdia dhe misteri, filozofia dhe kumti i një shpirti të madh dhe një zemrë që kungonte shenjtërinë e komunikimit, shpërthyen për të dritur sa etje ka që eshket në dëshirim. Një zot në zotërimin e tij mendor dhe fizik bëhej prani.

Ai, për gjithëçfarë që kumtoi përmes ngadhënjimit dhe veprës, ishte një "shenjtor" që u përndoq nga ferri, nga demonët e asaj realeje, me të cilën u kacafyt deri në çastin e fundit. Luftoi, u përlesh, u kacafyt, sfidoi dhe nuk u dha deri në triumf. Në kryeradhën e përballjes vendosi një qëndres kumtuese të papërshkueshme nga asnjë stuhi. Deri në çastin e fundmë, i tillë mbeti, kryenaltë dhe i vendosur.

Cingëritëse dhe kushtrues ishte zëri tij, jo dhe aq prej yshtjes së një ateisti, se sa i një njeriu prej mishi dhe ndjenjash, mendimi dhe qëmtimi, zemërate dhe shtërngimi.

Kungimi shpirtëror i papajtueshmërisë me çka ai e pa si heretike, u hodh si balsam mbi plagën e çlirimit që e sëmbonte, duke marrë krahët e zemrës së tij gjëmuese dhe duke u formëzuar në përkufizimin e tij ikon: “Bota bëri çka dëshiroi, i lejoi kishës ta shpjegojë rëndësinë dhe synimin e jetës. Bota vendosi jetën krejtësisht të kundërt me mësimet e Krishtit, kurse kisha studioi veprat e shkruara me të cilat e la popullin të jetojë në kundërshti me ligjin e Krishtit, të jetojë sipas vullnetit të tij. Rezultati ishte se bota filloi të jetojë jetën më të keqe se në jetën pagane, kurse kisha jo vetëm që këtë e arsyetonte, por edhe e miratonte duke folur se kjo është në pajtim me mësimin e Krishtit …”.

Ikja, ashti si behja, përnjimend edhe si vepra dhe gjithçka tjetër e korpusit të tij human dhe letrar, shkrepën si vetëtim në kaltërsinë e pare dhe panoramimin që ai i mëtoi botës me kahjen e ndryshtë të vështrimit.

Erdhi si një i krishter i devotshëm, dhe iku si një “murg” heretik.

Lev  Nikollajeviç Tolstoj, dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëvështrime të tjera, mbetën të pavdekshme.

albert vataj lev tolstoi

EMISIONET