Kryeministri Edi Rama në Bienalen e Venecias për filmin dokumentar "State of Grace"

Kryeministri Edi Rama në Bienalen e Venecias për filmin dokumentar

Pjesë e filmit dokumentar 'Stato di Grazia' të prezantuar në 6 shtator në edicionin e 80-të të Bienales Kinematografike të Venecias është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. 'Stato di Grazia', me regji të Luca Teleses, tregon historinë e jashtëzakonshme të Ambrogio Crespit(vëllai i ish-anketuesit historik të Berlusconit) dhe familjes së tij.

Rrokadën që mori jeta e Crespit pas arrestimit në 10 tetor të 2012-ës për bashkëpunim të jashtëm me një shoqatë mafioze dhe shkëmbim votash (në hetimin që kishte çuar në arrestimin e ish-këshilltarit të strehimit të Rajonit të Lombardisë Domenico Zambetti, i akuzuar se kishte blerë vota për 'Ndrangheta-s'. ) e rrëfen ky produksion i Proger Smart Communication (PSC) dhe Alfio Bardolla Training Group (ABTG).

Në dokumentar jepet i gjithë rrugëtimi i sagës së drejtësisë përmes së cilës kaloi Crespi,errësira e muajve të burgut, prej së cilës ai shpëtoi nga 'Stato di Grazia' dhënë nga Presidenti i Italisë Sergio Mattarella.  Siç e përshkruajnë mediet  italiane "ky është një akt që mundi të shndërronte një tragjedi në një mrekulli të vogël, në një kryevepër të ndërtuar nga forca, dashuria, familja dhe miqtë, jeta, qëndrueshmëria, por edhe frika, ndjenja e pafuqisë".

Mes protagonistëve të dokumentarit nuk mungojnë as figurat kycce të luftës kundër mafies, si Sergio De Caprio, alias "Kapiteni Ultimo" që arrestoi Totò Rina-n dhe Benedetto Zoccola-n, dëshmitar të drejtësisë. Krahas tyre, mediet italiane përmendin krahas figurave të tjera shtetërore edhe pjesëmarrjen e kryeministrit të vendit tonë Edi Rama. Në film marrin pjesë edhe gazetarë, avokatë dhe drejtorët e burgjeve të San Vittore dhe Opera ku Crespi vuajti dënimin.

EMISIONET