Një galeri personale/ Artistët provokues Gilbert & George: Muzetë s’kanë hapësirë
Dyshja e famshme Gilbert & George, që njihen si dy artistë në një, hapin galerinë e tyre në Londër. Me argumentin se muzetë 'janë shumë të mbushur', ata kanë krijuar hapësirën e tyre personale për të shfaqur më shumë krijime.
Dyshja e famshme e artistëve Gilbert & George pritet hapin një galeri të re në Londër kushtuar punës së tyre. Gilbert Prousch dhe George Passmore e përshkruajnë veten si dy burra që së bashku janë një artist. Duke krijuar art performancash absurde dhe vepra të bazuara në imazhe të përqendruara në idenë se artistët janë "skulptura të gjalla" ata kanë punuar së bashku për gjashtë dekada.
“Muzetë e rinj nuk kanë më hapësirë dhe puna që mund të shfaqim aty është e limituar. Ne e filluam me idenë se ne donim të shiheshim dhe e vetmja mënyrë ishte të ndërtonim muzeun tonë të vogël”, tha dyshja në një intervistë për Christiane Amanpour të CNN.
Shfaqja e parë e Qendrës Gilbert & George, "The Paradisical Pictures", do të hapët të shtunën me një seri veprash haluçinante që paraqesin motive fetare, natyrore dhe autoportrete.
Prousch dhe Passmore kanë qenë prej kohësh provokues në veprat e tyre, duke krijuar fotograme të kanaleve të urinës, feçeve dhe ikonografisë katolike, dhe shfaqen shumë provokues në një autoportret të vitit 1994 të quajtur "Bum Holes".
Kur u pyetën nëse e konsideronin veten "të çuditshëm", Passmore u përgjigj "Sigurisht që jo. Ne jemi normalë të çuditshëm. Të jesh i çuditshëm dhe normal në të njëjtën kohë është një ekuilibër i mirë, mendojmë."