Në kujtim të Lin Locit: Piktori mirditas dhe përmasa kombëtare e veprës së tij

Në kujtim të Lin Locit: Piktori mirditas dhe përmasa

Nëse do të ishte gjallë, sot do të ishim mbledhur në Rrëshen dhe do t’i uronim piktorit Lin Locit 75-vjetorin e lindjes.

Me siguri, ai do të na priste me një ekspozitë jubilare, fisnikërisht i qeshur e me dashamirësinë që e karakterizonte si një tipar dominant në të gjithë sjelljen e tij prej qytetari të angazhuar po aq sa edhe prej artisti elitar, merita e të cilit nuk qëndron më shumë në faktin se ai është piktori i parë mirditas, siç përveçohet ndër shkrime apo zëra enciklopedikë, por në cilësinë e spikatur të veprës së vet, ç’ka e bën Lin Locin edhe më përfaqësuesin ndër piktorët, skenografët dhe kostumografët mirditas në panteonin kombëtar të këtyre gjinive të artit.

Në kujtim të Lin Locit: Piktori mirditas dhe përmasa

Emri i tij dhe vepra që krijoi, e bëjnë piktorin Lin Locin bashkë me poetin Gjokë Beci dhe solistin e parë të grupit aq të famshëm të burrave të ansamblit “Mirdita” Fran Vorfi, njërin prej tre lartësive referenciale dhe përfaqësuese të artit mirditas në mozaikun e pasur të artit kombëtar.

Mjeshtër i penelit, por edhe qëmtues i vëmendshëm i pasurisë etnografike të trevës së Mirditës, edukator i zellshëm e gjithë pasion e përkushtim, por edhe skenograf e kostumograf plot sqimë dhe elegancë artistike të spikatur, Lin Loci ka lënë një trashëgimi të vyer, që meriton të studiohet me vëmendje dhe të promovohet me pasion dhe seriozitet.

Në kujtim të Lin Locit: Piktori mirditas dhe përmasa

Arritjet e ansamblit folklorik “Mirdita” në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës në tetor të vitit 1978 e mandej edhe në shumë veprimtari të mëpasme, kanë padyshim në themelin e tyre edhe punën profesionalisht të veçantë e shkencërisht të argumentuar të Lin Locit, pasqyruar kjo në pasurinë etnografike që ai ansambël ka prezantuar në të njejtin nivel me interpretimin vokal dhe instrumental.

Ndërkaq, njeriu mirditor dhe jeta e tij në gjithanshmërinë e vet, karakteret e spikatur dhe portretet aq shprehës, personazhe historikë por edhe anonimë të zakonshëm, peizazhet e natyrës mirditore dhe ngjyrat e pasura e të larmishme që ajo ofron, u bënë për Lin Locin ushqimi shpirtëror i muzës së tij, që ai diti aq mjeshtërisht të na i ofrojë me një vepër të pasur, të larmishme dhe cilesore që prej portreteve e deri tek tablotë kompozicionale, peizazhet, mozaikët etj.

Lin Loci nuk e pati fatin të jetojë gjatë. Ai iku atëherë kur i duhej më shumë familjes dhe të afërmve dhe kur ishte në kulmin e pjekurisë artistike.

Iku pa na lënë shumë punë e vepra të tjera.

Iku për të mbetur ai që të gjithë e mbajmë mend; Lini i qeshur, përjetësisht i mirë!

luan rama lin loci piktori

EMISIONET