Nadja e mir'!
Nadja e mir' me tan loçk t’zemrës
Tanveju qi njehni n’prehnin e andrrës t'tamëlt
Synin ua puth rrezja, e buzën ua ndez andja
Zgjimi u merr hopa, si fmijën kur gji i nep nana
E ditës ia difton si t’hyjshmin blatim.
Bahesh frym e fluturon me taftin e flladit, ksaj nadje
N’qiell, me t’pramin yll shkrep, n’rreze zjarmesh
n'krahnor t'gjëmon shkulmueshëm dëshirimi
e prush tue u përpush, vrik përpjet pupth.
Nadja e mir' e lumja ti qi kqyresh me rrezen e shndrin
ngjyresh hareshëm e larushit
n'kthjellim t'lodit lan syt e m'sheh n'shpirt.
Sod, asht nji ditë që del prej prehnit t'zgjimit,
e dritt shpërthimtare,
Dritë që çil n'çdo buz e gonxhe
Frymon e kundërmon deh e dalldis
Nadja e mir' t’kjoft, e bardh ama
ty zemër qi zashëm i zjarmon gjoksit, e kreshpëron gjinjt
ty dritë që t'puth kjo shkreptim hyjnimi
cytesh andjeve e t'amlave dëshirime,
kandje që prek me rreze ditën e ndez me shpirtje dritën,
ç'ka zemra me trokitje zgjon e shpirti blaton n'adhurime.
Nadja e mir' i kjoft njasaj vullnese n'ty,
njatij ngulmimi qi thuri me shpirtje andrrat
çohet me krah e jeton me flatra,
kumton me adhurim e kangës së zogjve
i'a beh ledhatare çdo melodie që n'buz i pushon.
Nadja e mir' t'kjoft, për njat Zot,
ty që t'preku me puthje tue t'prish andrrën,
n'tjetër andërr dashnimi t'kredhi,
siç di e sa due, pa u drasht
njaq sa t'muj, si tue dëshiru.
Nadja e mir' ty dritë që t'puth kjo rreze,
E t’çon përpjet ky hov e izëm,
t'përkund n'hymne si n'ninulla nana
dritsh në tana vezullimet e shpirtit tand,
siç dritën tana andjet e shndritën krejt mrekullimet.
Nadja e mir' e dita e bardh t’kjoft,
ty andje e andrrave t'mija.
E dritshme asht vullnesa e njatij shpirti
që gufue i nepet krahnorit,
kur tafti i freskët i agut mbështet kokën
njaty ku due me rrëzue puthjet
e me i vu zjarmin lumnimeve t'mija.