Vr*sja në 2019 e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim

Vr*sja në 2019 e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll

SPAK përfundon hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida, ngjarje e regjistruar në vitin 2019 në Lushnje.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjykimin e Ardjan Ahmetaj si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit dhe pushimin e çështjes për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për pamjaftueshmëri provash.

Ahmetaj dyshohet se mori pjesë në vrasjen me kallashnikov të Besnik Hidës më 1 tetor të vitit 2019, në kohën kur ai po konsumonte kafe në lagjen "Skënder Libohova" në qytetin e Lushnjës.

40-vjeçari u ekzekutua nga dy persona të cilët nuk janë identifikuar ende nga Prokuroria e Posaçme për shkak se kanë qenë me maska, ndërsa Ardjan Ahmetaj ka pasur rolin e ndihmësit.

EMISIONET