Mona Liza hap debate mes studiuesve: Disa mendojnë se peisazhi është imagjinar, të tjerë real

Mona Liza hap debate mes studiuesve: Disa mendojnë se peisazhi

Peizazhi pas portretit të Mona Lizës ka ndezur debate të shumta, me historianë të artit që sugjerojnë se pamja ishte imagjinare dhe e idealizuar, dhe të tjerë që pretendojnë lidhje të ndryshme me vendndodhje specifike italiane.

Por tashmë një gjeologe dhe historiane e artit të Rilindjes beson se ka zgjidhur misterin në një nga pikturat më të famshme në botë.

Ann Pizzorusso ka kombinuar dy fushat e saj të ekspertizës për të sugjeruar që Leonardo Da Vinci ka hedhur në telajo disa tipare të dallueshme të qytetit Leço në brigjet e liqenit Como, në Italinë Veriore.

Ajo ka krahasuar urën, vargmalin dhe liqenin në vepër me urën Azzone Visconti të shekullit të 14-të, Alpet jugperëndimore me pamje nga zona dhe liqeni Garlate, të cilin artisti dihet se e ka vizituar 500 vjet më parë.

Vuri në dukje se shkëmbinjtë në Lecco janë gurë gëlqerorë dhe se Leonardo i ka pasqyruar në një ngjyrë gri-të bardhë.

Teoritë e mëparshme kanë përfshirë një pretendim të vitit 2011 se një urë dhe një rrugë i përkasin Bobbio, dhe një gjetje e vitit 2023 vlerësonte se ishte një urë e provincës Arezzo.

Por asnjëri nga të dy vendet nuk ka një liqen, ndërsa përqendrimi tek urat me hark konsiderohet I vështirë pasi ato ekzistonin në gjithë Italinë dhe Evropën.

Pizzorusso u shpreh entuziaste për gjetjet dhe tregoi se u përqendrua më së shumti edhe tek bimësia, pasi Da Vinçi gjithmonë u kishte lënë përshtypje studentëve të tij për rëndësinë e përshkrimit të saktë të natyrës.

‘Mund t'ia jepni këtë pikturë çdo gjeologu në botë dhe ata do të dalin në të njëjtin përfundim për Lecco-n’ shtoi studiuesja.

EMISIONET