LONDRA “FESTON” SHQIP/ Shqiptarët në Britani organizime të shumta në kuadër të festave të 28 e 29 Nëntorit
Juliana Shalla, organizatore “Shqiptarët e Diasporës” dhe konsulente e edukimit në Londër solli për “Ora News” pamje nga organizimet festive që po zhvillohen nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të festave të nëntorit.
“Aktualisht jemi në një organizim të shqiptarëve nga Kosova. Është bukur që shqiptarët të festojnë së bashku.
Është ndjesi e bukur që ne bëhemi bashkë në të tilla festa, sicc janë dhe ato të fundvitit.
Sapo hyra brenda shikoja që ka shqiptarë nga Kosova, apo ka dhe të huaj që janë martuar me shqiptarë dhe që i bashkohen me dëshirë festimeve tona”, tha ajo.

