FOTO+VIDEO/ Mbi 1 milionë objekte, koleksione antike të konservuara në Muzeun Kombëtar Roman
Roma nuk mbaron kurrë së rrëfyer. Bukuria e saj është një udhëtim pa kapitullin e fundit, i përshkruar shtresë mbi shtresë, ashtu si historia e saj. Mbi një milion objekte antike të ruajtura në katër selitë e Muzeut Kombëtar Roman formojnë një kujtesë të shpërndarë në qytet, që përshkon shekuj arti, pushteti dhe jete të përditshme. Mes tyre, Palazzo Altemps është ndoshta më i heshturi dhe më joshësi.
Në zemër të Romës, pranë Piazza Navona, pallati hapet si një ndalesë elegante në rrëmujën urbane, një rezidencë e Rilindjes që ruan ende frymën aristokratike romane, as e ftohtë e as largët. Oborri qendror është takimi i parë: drita e diellit depërton mbi harqet dhe galeritë duke luajtur me hijet dhe duke zbuluar siluetat e statujave dhe afresket plot ngjyra.
Palazzo Altemps është një nga shembujt më të rëndësishëm të arkitekturës aristokratike romane të Rilindjes. Ndërtimi i pallatit filloi në fund të shekullit XV, rreth vitit 1477, me porosi të Girolamo Riario, nip i Papa Sixtus IV. Në fund të shekullit XVI, pallati kaloi në pronësi të familjes Altemps, një degë e fisit gjerman Hohenzollern, e romanizuar dhe e integruar në aristokracinë papnore. Pikërisht nga kjo familje vjen edhe emri aktual i pallatit.
Gjatë shekujve, pallati përjetoi periudha rënieje dhe ndryshimesh funksioni, por struktura themelore oborri qendror, galeritë dhe organizimi harmonik i hapësirave mbeti i paprekur.

Në shekullin XX, pallati iu nënshtrua një restaurimi të kujdesshëm dhe u përfshi në projektin e Muzeut Kombëtar Roman, ku strehon kryesisht koleksione të skulpturës antike, përfshirë koleksionet historike Ludovisi, Boncompagni dhe Mattei.
Brenda sallave, skulpturat flasin me një gjuhë të fuqishme. Juno Ludovisi, me kokën e saj kolosale, ruan madhështinë aristokratike të shekujve XVI–XVII, me një shikim që duket sikur ndjek vizitorin. Afër saj, Afërdita me delfin shfaq trupin e ndjeshëm dhe natyror, me dettate të gjalla të lëkurës dhe lëvizjeve delikate, si të ishte gati të futej në ujë.
Ludovisi Throne, me relievin e lindjes së Afërditës, duket si një sekret i lashtë i hyjnive. Ndërkaq, Ludovisi Gaul tregon dramën e një luftëtari që rrëzohet duke mbajtur gruan e tij në krah, një moment i ngrirë në heroizëm dhe tragjedi. Kokat e skulpturave të tjera, si Hermes Logios dhe Ares i ulur, shprehin karakter dhe pushtet, ndërsa Cupid dhe Psyche shfaqen kaë romantikë në atë ambient.

Skulpturat dallohen për muskuj të tendosur, gjeste intime dhe shikime që sjellin emocionin njerëzore dhe hyjnore. Maendet, Demetra, Athina me gjarpër, apo figura të tjera femërore të drapuruara tregojnë nuanca të jetës dhe detaje që shpesh i humb syrin e njeriut të nxituar.
Colossal Ludovisi Sarcophagus është një tjetër kryeveprë, një arkivol monumental që tregon një betejë midis romakëve dhe barbarëve, ku ado detaj përcjellë këtë ngjarje kaq dramatike.
Galeritë e pallatit nuk janë vetëm për skulpturat. Tavanet, me afreske delikate dhe motive florale, krijojnë një atmosferë elegante dhe intime.
Palazzo Altemps është një vend ku historia personale e familjeve fisnike romake bashkohet me historinë universale të artit dhe qytetërimit antik e kupton se Roma nuk është vetëm ajo që shihet në sheshe dhe rrënoja historike. Roma është edhe kjo një ndërtesë, një oborr galerie e koleksione statujash me një vlerë të pa stimueshme.
Mbi 1 milionë objekte, kolekesione antike të konservuara në Muzeun Kombëtar Roman është një pasuri unike në botë.


