FOTO/ Vizatimet e fëmijëve të QKKF në takimin ndërkombëtar të artit në Portugali

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë merr pjesë në një aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, siç është “27th International Meeting of Juvenile Art – Évora 2026”.
QKKF do të përfaqësohet në këtë festival arti me 21 punime artistike, të fëmijëve të Kursit të Pikturës në këtë ngjarje nga më të njohurat në nivel ndërkombëtar sa i përket artit për fëmijë dhe të rinj.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Melsi Qirici bëri të ditur se, punimet e realizuara me talent, përkushtim dhe imagjinatë do të udhëtojnë drejt Portugalisë, duke përcjellë krijimtarinë dhe vizionin artistik të fëmijëve shqiptarë. Qirici iu uroi shumë suksese të gjithë fëmijëve për pjesëmarrjen në këtë takim ndërkombëtar kulturash.
Takimi Ndërkombëtar i Artit për të Rinj – Évora është një konkurs dhe ekspozitë globale e vlerësuar, e themeluar në vitin 2000 nga Tecartis Galeria dhe e mbështetur nga Këshilli i Qytetit të Évorës, në Portugali. I projektuar për të promovuar shkëmbimin krijues midis të rinjve në mbarë botën, ai bashkon artistë dhe mësues të rinj të talentuar nga mbi 20 vende.

