Festat e fundvitit dhe ndikimi i tyre, Binjaku: Këto ditë jo vetëm për argëtim, por edhe për një bilanc personal

Festat e fundvitit nuk shërbejnë vetëm si moment argëtimi, por për sociologen Entela Binjaku, në këto ditë festash njerëzit janë edhe të prirur të bëjnë edhe bilancin e tyre personal për një vit që po ikën.

E ftuar në një intervistë në studion e “Ora News”, Binjaku theksoi se në përgjithësi shoqëria shqiptare është e edukuar në përgjithësi p[ër të respektuar traditën dhe këto festa janë gjithmonë e të përbëra nga shumë njerëz.

“Mirëpo paradoksi është se në zonat ku festohet në masivitet, po braktisen gjithnjë e më shumë nga njerëzit”, theksoi Binjaku.

E pyetur lidhur se ku gjendet lumturia, sociologia u shpreh e mendimit se tek njerëzit duhet të priren nga mirënjohja.

anila zyberaj entela binjaku

EMISIONET