Çfarë e frymëzoi Monet? Shkencëtarët konfirmojnë: Ndotja e ajrit faktor kontekstual në veprat e tij

Një ekip shkencëtarësh kanë konfirmuar një teori të hershme për motivin e frymëzimit të piktorit pioner, Claud Monet. Pas analizës së rreth 100 pikturave të tij, studiuesit thanë se për themeluesin e impresionizmit një shkëndijë frymëzuese ishte “ndotja e ajrit”.

Çfarë e frymëzoi Monet? Shkencëtarët

Pas shumë vitesh kërkimi, shkencëtarët konfirmojnë teorinë se çfarë e frymëzoi piktorin pioner francez, Claude Monet.

Ata besojnë besojnë se “ndotja e ajrit” është një faktor kontekstual i rëndësishëm për disa piktura të shekullit të 19-të.

Kjo teori mbështetet edhe në një letër drejtuar gruas së tij në mars 1901. Monet ankohej për motin e keq që e pengoi të punonte.

“Gjithçka është aq e mirë sa e vdekur, pa tren, pa tym, pa varkë, asgjë që të emocionojë pak frymëzimin”, ka shkruar ai.

Monet, i njohur si themeluesi i impresionizmit, ishte në Londër gjatë një prej tre udhëtimeve që ai bëri në qytet midis viteve 1899 -1901, të cilat dhanë mbi 100 piktura.

Referenca e tij për tymin me bollëk nga motorët me avull të varkave dhe trenave ishte një shkëndijë e mundshme krijuese. Tani një studim i fundit nga shkencëtarët e klimës ka gjetur prova të reja për ta konfirmuar atë.

“Unë punoj për ndotjen e ajrit dhe duke parë pikturat e Turner, Whistler dhe Monet në Londër dhe Musée d'Orsay në Paris, vura re transformime stilistike në veprat e tyre”, tha studiuesja e Universitetit të Sorbonës, Anna Lea Albright.

“Konturet e pikturave të tyre u bënë më të mjegullta, paleta u shfaq më e bardhë dhe stili ndryshoi nga më figurativ në më impresionist: Këto ndryshime përputhen me pritjet fizike se si ndotja e ajrit ndikon në dritë”, shtoi ajo.

Ekipi analizoi mbi 100 piktura të Monet dhe piktorit britanik Joseph Mallord William Turner, i cili ishte aktiv përpara Monet, me qëllimin për të gjetur një bazë empirike për hipotezën se pikturat kapin qiej gjithnjë e më të ndotur gjatë Revolucionit Industrial.

Pikturat kronikojnë ndryshimet historike në mjedisin atmosferik, sipas studiuesve, dhe veçanërisht rritjen e emetimeve të dioksidit të squfurit, një ndotës që rrjedh nga qymyri që shkakton shiun acid dhe probleme të frymëmarrjes.

besmira pelushaj monet shkencëtarët

EMISIONET