Amfiteatri i Durrësit po zbulohet/ Arkeologët nisin zbulimin e plotë të veprës së ndërtuar në shekullin II
Në Durrës ka nisur këtë javë studimi gjeologjik që është faza e parë e nisjes së zbulimit të plotë të Amfiteatrin e Durrësit. Ekspertët synojnë që ta nxjerrin mbi sipërfaqer të gjithë pjesën e amfiteatrit, ndërsa zbulimet pritet të jenë ndër më të rëndësishmet në vendin tonë.
Në Amfietatrin e Durrësit pritet që të ketë zbulime të tjera të rëndësishme për qytetin dhe arkeologjinë shqiptare.
Këtë javë kanë nisur sondazhet, që synojnë zbulimin e elementeve të arenës ende të mbuluar, si dhe lidhjen me kodrën ku është mbështetur një pjesë e monumentit.
Drejtori i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohito tha se projekti është në fazën e parë të studimit.
“Këtu sapo ka filluar me lejen e Ministrisë së Kulturës, i është dhënë leja një kompanie për të bërë sondazhe gjeologjike. Është pjesë e cila mbasi të beht ky sondazh dhe do të dlain disa prej kampioneve, arkeologët dhe specialistët do të shikojnë deri ku arrijnë shtresat dhe do të verifikohet se cilat janë ato poshtë në thellësi, pasi asnjëherë nuk është bërë një sondazh i tillë dhe nuk dihet deri ku shkon pjesa e arenës”, u shpreh Alban Ramohito.
Specialistë e arkeologë po ndjekin nga afër punën, ndërsa pritet që të zbulohet i gjithë Amfitetri i ndërtuar në shekullin e Dytë pas Lindjes së Krishtit.
Amfiteatri i Durrësit u zbulua në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi, ndërsa zona përreth tij mendohet të jetë një pasuri e tërë arkeologjike.