Sot, në datëlindjen e Emanuele Giordanos, studiuesit që ia kushtoi jetën ruajtjes së trashëgimisë arbëreshe

Më 27 qershor 1920, në Frasnita (it. Frascineto) të Kalabrisë, lindi Emanuele Giordano, studiuesi që ia kushtoi jetën ruajtjes së trashëgimisë arbëreshe.
Pas studimeve të thelluara në filozofi dhe teologji në Romë, ai u shndërrua në një zë autoritar të filologjisë dhe letërsisë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me vepra monumentale si “Fjalori i Arbëreshvet t’Italisë” (1963), “Alfabetizzazione Arbëreshe” (“Shkrimi dhe leximi Arbëresh”, 2000) etj.
Përkushtimi i tij ndaj gjuhës dhe kulturës u pasqyrua edhe në drejtimin e revistës “Zëri i Arbëreshvet” (1972), si dhe në bashkëpunimet me emra të njohur të letrave shqipe, si Ernest Koliqi. Giordano ishte një urë lidhëse mes dy brigjeve, duke punuar pa reshtur për dokumentimin e shpirtit arbëresh.
Ai u nda nga jeta më 17 shkurt 2015.


