VIDEO/ Rama ndan pamjet, pushues të shumtë zgjedhin plazhet në Durrës

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të jetë një ndër të preferuarit e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë bregdetin.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga hapësirat relaksuese në plazhet e Durrësit, të cilat po frekuentohen nga qytetarë të shumtë në këto ditë të nxehta vere.
E gjithë vija bregdetare e Durrësit ofron një hapësirë të konsiderueshme dhe të larmishme me plazhe ranore dhe pjesërisht shkëmbore, si edhe struktura hoteliere apo agroturizëm, të cilat ofrojnë shërbime cilësore për të gjithë turistët dhe vizitorët vendas e të huaj.
Me plazhet e mbushura, rezervimet në rritje dhe vlerësimet pozitive të turistëve, Durrësi po hyn në kulmin e një sezoni që pritet të jetë ndër më të suksesshmit e viteve të fundit.
Përveç turizmit të detit dhe rërës Durrësi ka edhe një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme.
Qyteti është i pasur me histori, arkitekturë dhe site arkeologjike si: Amfiteatri romak, Muret rrethuese të kalasë së qytetit, Shesh-tregu Bizantin, Kulla Veneciane, Termat antike romake, Bazilika e Arapajt, Fortifikimi i Skënderbeut në Kepin e Rodonit, Kalaja e Ishmit etj.

