DIALOGU MIDIS KOHËVE/ Mbahet në Athinë Kongresi i Dytë Botëror i Studimeve Klasike

Në Athinë u mbajt Kongresi i Dytë Botëror i Studimeve Klasike, me pjesëmarrjen e mbi 200 studiuesve nga e gjithë bota, ku u diskutua rëndësia e trashëgimisë klasike për zhvillimin e shoqërisë moderne. Kongresi theksoi nevojën për dialog mes qytetërimeve dhe bashkëpunim ndërkombëtar, ndërsa u prezantuan iniciativa të reja për promovimin e studimeve klasike në nivel global.


Nën moton "Dialogu midis Kohërave të Lashta dhe Moderne: Zbulesa Moderne e Urtësisë Klasike" u mbajt në Athinë Kongresi i Dytë Botëror i Studimeve Klasike.

Mbi 200 studiues që morën pjesë në këtë kongres, përfshirë zyrtarë nga departamentet përkatëse të Kinës dhe Greqisë, ekspertë dhe studiues nga studimet klasike dhe fusha të lidhura me to në të gjithë botën, ambasadorë në Greqi dhe përfaqësues të medias, u shprehën se qytetërimi klasik mbart trashëgimi të thella, dëshmuar ndër breza me zhvillimin e shoqërisë njerëzore dhe përparimin e të gjitha kombeve.

Thellimi i studimeve klasike dhe kryerja e dialogëve ndërkohorë, janë kërkesa të natyrshme për ruajtjen e diversitetit të qytetërimeve.

Kongresi theksoi se duhet të shfrytëzojmë më mirë përvojën dhe mençurinë klasike për të forcuar themelin shpirtëror të modernizimit; dhe të përqendrohemi në harmoninë dhe bashkëjetesën globale, për të mbrojtur së bashku paqen dhe prosperitetin, për të krijuar së bashku një të ardhme më të mirë.

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Kongresit, duke deklaruar se Kina është e angazhuar në mënyrë aktive për të promovuar trashëgiminë dhe zhvillimin e qytetërimit, për të forcuar shkëmbimet kulturore ndërkombëtare, si dhe për të nxitur dialogun global midis qytetërimeve.

Kina është e gatshëm të punojë me të gjitha palët për të zbatuar iniciativën e qytetërimit global, për të adresuar sfidat e ndryshme me të cilat përballet bota sot, si dhe për të promovuar së bashku zhvillimin dhe përparimin.

Kongresi që u mbajt në Athinë, theksoi se jemi në një fazë të re bashkëpunimi të normalizuar dhe të institucionalizuar në studimin e qytetërimeve të ndryshme klasike globale.

Në ceremoninë e mbylljes së kongresit, u lançuan dy iniciativa kryesore: "Iniciativa e përbashkët: Ndriçimi i Rrugës së Njerëzimit Përpara me Urtësinë Klasike" dhe "Programi i Vizitave dhe Rezidencës së Studiuesve Globalë të Akademisë së Kinës të Qytetërimit Klasik". Në fund pjesëmarrësit vizituan sitin arkeologjik AngeloCastello, projekti i parë i përbashkët arkeologjik Kinë-Greqi.

EMISIONET