ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta aktori i madh Mirush Kabashi

Dy javë pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh të humorit Zef Deda, një tjetër aktor i madh i plejadës së artë të kinematografisë shqiptare ndahet nga jeta.

Bëhet fjalë për aktorin e madh Mirush Kabashi, i cili ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme.

"Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!", thuhet në njoftim.

ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta aktori i madh Mirush Kabashi

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe u rrit në Durrës. Ishte një aktor shqiptar me origjinë nga Gjakova, i cili luajti rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. 

Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare ndërsa numërohen rreth 100 role në teatër dhe filma.

Në 1970 u diplomua për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranëe dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Aty vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993.

ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta aktori i madh Mirush Kabashi

Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha të ndërprera u aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.

Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

Pasioni për aktrimin u shfaq që në fëmijëri tek artisti. “Mbaj mend që në fëmijëri i kam pasur shumë qejf jo vetëm shfaqjet teatrore por edhe filmat.

Tani, i kujtoj pak me buzëqeshje kur mendoj që një film si Hamletin e kam parë mbi 15 herë me lloj-lloj pozicionesh, në kinemanë verore apo atë dimërore.

Gjithmonë kam pasur dëshirë të shihja filma, të admiroja dhe të diskutoja për artistët pjesëmarrës. Pastaj afrimi me aktrimin qe një okazion”, shprehej aktori në një intervistë të dhënë për mediat.

ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta aktori i madh Mirush Kabashi

Interpretimi dhe ngjyrimi emocional i roleve, e veçonin Mirush Kabashin. Personazhet e mishëruara nga Kabashi bien në sy për origjinalitet, për elegancën, duke frymuar karaktere me ndryshime të ndjeshme nga njëri te tjetri, të përzgjedhur me mënçuri dhe intuitë. Spikati në rolet satirike dhe komike.

U dallua fillimisht me krijimin e figurës qesharake të Telit në komedinë Kartela e verdhe e Haxhi Ramës (1976), ku luajti me lirshmëri dhe tifozin e pasionuar që ndjek skuadrën dhe lojtarin e tij të zemrës ndeshje pas ndeshje e hall pas halli duke përdorur një shumësi detajesh shprehësi, si në plastike ashtu edhe në mënyrën e të folurit.

Ky rol u pasua me tutje me karaktere të tilla komike, si: Diafarusi në komedinë “I sëmuri imagjinar e Molierit” (1982), me të cilin luajti mjaft bukur me elegancën plastike të tij, me përpunimin e gjestit, ç’ka i dhanë Kabashit hirin, sharmin, ngjyrimin dhe stilin klasiçist.

Një pjesë të jetës së tij ia kushtoi edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Roli i Sokratit është ndoshta kulmi i tij artistik, ku fuqia interpretuese arrin në caqe vërtetë të lavdërueshme dhe realisht konkurruese në rrafsh ndërkombëtar.

Në Festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori mëi mirë” me rolin e Sadush Nezirit te komedia “Hija e tjetrit” e Ruzhdi Pulahes.

ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta aktori i madh Mirush Kabashi

Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si ndër aktorët më të mirë. Në vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002”me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit.

ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta aktori i madh Mirush Kabashi

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.

Kabashi është vlerësur me titujt “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Filmografia

ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta aktori i madh Mirush Kabashi

Kronikë provinciale (2009)

Ne dhe Lenini (2008)

Nata (1998)

Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës

Binarët (film) (1987)

Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi

Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci

Nxënsit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan

Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi

Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)

Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani

ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta aktori i madh Mirush Kabashi

Gezhoja e Vjeter (1980) ………Bake

Radiostacioni (1979) ……Nje nga tekniket e Radios

Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari

Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i zanit

Emblema e dikurëshme (1976) ……..Veniamin Papa!

EMISIONET