Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas Janullatos feston 95-vjetorin e lindjes, Begaj mesazh urimi

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas Janullatos feston 95-vjetorin e lindjes,

Me rastin e 95 - vjetorit të lindjes, Fortlumturia e Tij,  Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos, mori urime të shumta nga personalitetet e Shtetit Shqiptar.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Z. Bajram Begaj, ndër të tjera i uroi shëndet për të vazhduar misionin në krye të Kishës dhe shprehu mirënjohje e falënderime për kontributet e çmuara në rindërtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Gjithashtu, urime u përcollën deputetë e ministra, kryetari i Komitetit Shteteror të Kulteve, z. Bulku; Kryetari i Bashkisë së Himarës, Z. Vangjel Tavo dhe drejtues të tjerë lokal; trupi diplomatik; personalitete të shquara të vendit nga fusha e artit, akademikë etj.

Nuk munguan urime të përzemërta edhe nga krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri dhe Këshilli Ndërfetar, si dhe krerë të Kishave të tjera Orthodhokse simotra në botë, p.sh. Patriarku i Rumanisë, Danieli etj.

Të shumta janë urimet nga i gjithë populli besimtar orthodhoks i Shqipërisë, klerikë e laikë, të cilët shprehën urimin për jetë të gjatë plot shëndet, si dhe mirënjohje e falënderime për punën  misionin, vizionin plot përkushtim ndaj ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqëfale të Shqipërisë.

EMISIONET