"KQZ të bëjë vetting", Kim: Janë tre persona të shpallur "non grata" nga SHBA

"KQZ të bëjë vetting", Kim: Janë tre persona

KQZ dhe prokuroria kane nisur skanimin e kandidatëve për deputet. Nga Elbasani ku takoi kryesuesit e listës së katër partive, ambasadorja e SHBA-së paralajmëroi se do të ketë surpriza për përjashtimet nga gara.Veç  dekriminalizimit, diplomatja amerikane theksoi se shitblerja e votës jo vetëm është shkelje e ligjit, por edhe turp.

Në skanimin e  parë të bërë listës së kandidatëve të partive politike nga ana e SHBA-së, ambasadorja amerikane nga Elbasani paralajmëron surpriza për disa prej kandidatëve të 25 prillit.  

Sipas diplomates amerikane, tashmë është radha e KQZ dhe e Prokurorisë për të ndaluar kandidimin e emrave, të cilët nuk kanë integritetin që SHBA ka kërkuar nga kryetarët e partive.

Yuri Kim: Çështja e listave, sikurse e kemi thënë  këndvështrim i SHBA është shumë i qartë dhe jo diplomatik, mendoje që paritë e kanë marrë këtë gjë në konsideratë, edhe pse jo të gjitha por pjesa më e madhe e tyre. Tashmë është me KQZ dhe është detyrë e tyre dhe prokurorëve që të bëjnë vetingun e kandidatëve. Nuk do të jem e habitur nëse disa prej kandidatëve e mund të s'kualifikoheshin.

Edhe pse nuk përmendi emrin e Tom Doshit, Yuri Kim ju rikujtoi nstitucioneve shqiptare 3 personat publik të cilët janë përfshirë në listën e zezë nga Departamenti i Shtetit.

Lexo edhe: PD thirrje KQZ-së: Mos regjistro Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit

Yuri Kim: Ka 3 njerëz që sekretari i shtetit të SHBA ka përcaktuar non grata, nuk do i përmend emrat e tyre dhe nuk do dalin nga goja ime, por ju mund ti shihni dhe ti gjeni se janë publike.

https://youtu.be/ck26ioSYi3o

Pas takimit me 4 përfaqësuesit e partive poliitke në qarkun e Elbasanit, i cili është përfshirë në akuza të forta nga kundërshtarët politikë, Kim para gazetarëve zbuloi se ua ka bërë të qartë bashkëbiseduesve të saj se SHBA nuk do të amnistojë shitblerjen e votës.

Yuri Kim: Kam dëgjuar që blerja e votës është një problem në Elbasan por jo vetëm në Elbasan. Do t’u thosha atyre që po përpiqen të blejnë vota që jeni duke shkelur ligjin dhe jeni duke turpëruar nderin tuaj. Për ata që u kërkohet të shesin votën, u them që vota është pushteti juaj ndaj mos e dorëzoni. KQZ do të ndalojë kategorikisht telefonat në qendrat e votimit. SHBA ka një pozicion të qartë dhe komunikimi im me liderët e partive politike janë të sinqerta dhe shumë troç sipas stilit time.

Lexo edhe: SHBA qetëson Elbasanin, ambasadorja Kim pret në takim drejtuesit e listave të 4 partive

Drejtuesi politik i PS-së Balla, Bardhi i PD-së dhe Rudina Hajdari pasi morën porositë nga diplomatja amerikane nuk zbuluan detaje, por e vetmja që u mundua të çtensionojë situatën para takimit ishte kryetarja, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi: Pritje madhështore. Mirë do ishte të filmonit njerëzit që s’kanë bukë të hanë, që i ka mbytur në taksa Edi Rama sesa të na filmoni ne që hyjmë dhe pimë kafe për pushim.

Gazetari:S’është kafe, është takim.

Kryemadhi:Unë po të isha për takim, e bëja në Tiranë në zyrë. Ka nevojë të relaksohet ambasadorja.

Lexo edhe: “Pritshmëritë e SHBA të qarta”, Kim nga Elbasani: Lista të pastra dhe zgjedhje të lira e të ndershme

https://youtu.be/XeHPHRwJd1o

Vendi Lajme elbasan SHBA yuri kim Politikë Lajmi i fundit Aktualitet ambasadorja non grata

EMISIONET