PD thirrje KQZ-së: Mos regjistro Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit

PD thirrje KQZ-së: Mos regjistro Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit

Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka barrën e rëndë, në qoftë se do të lejoje ose jo Kreun e PSD-së Tom Doshi, të garoje në zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadorja  amerikane Yuri Kim, në mbledhje private por dhe publikisht ka kërkuar që Doshi të mos lejohet të kandidojë. Këtë e mbështet në faktin se  Sekretari i shtetit amerikan i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Ka qenë edhe Partia Demokratike, e cila i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e regjistrojë Tom Doshin.

Sipas Partisë Demokratike, ai është  subjekt i ligjit të dekriminalizimit, pasi është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Për këtë i referohen nenit 2 të ligjit dekriminalizmit.  

Nese e keni humbur: Pas listave/ Yuri Kim takime në Elbasan: përcjell Ballën e Bardhin, pret Kryemadhin

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit tom doshi

EMISIONET