Kosova shënon rekord infektimesh, 276 nga 404 teste në 24 orët e fundit, 8 viktima
Kosova duket se nuk po gjen qetësi si pasojë e koronavirusit teksa vijon regjistrimin e shifrave të larta.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend, kanë ndërruar jetë 8 pacientë ku gjithsej janë 185 viktima.
Gjithashtu u shënua një numër rekord përsa i përket të infektuarve në 24 orët e fundit. Nga 404 testime, 276 rezultuan pozitiv, pra një raport më shumë se gjysma.
Numri total i raste pozitive ka arritur në 7,413 pacientë nga 34,720 të testuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.027 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.201.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 61 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik.
