Korriku, muaji më vdekjeprurës në Kosovë nga koronavirusi, 208 viktima

Korriku ka qenë muaji më vdekjeprurës në Kosovë për të infektuarit nga koronavirusi. Vetëm gjatë këtij muaji kanë ndërruar jetë 208 persona.

Prej raportimit të rasteve të para më 13 mars, Kosova ka mbi 9 mijë persona të infektuar.

Ndërkohë që në total, 256 persona kanë humbur betejën me covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 persona.

Ndërsa nga 454 teste të kryera, rezultuan pozitivë 250 pacientë.

IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar edhe 126 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4.989, kurse numri i rasteve aktive është 3.804.

Rajoni Lajme viktima Kosovë koronavirusi ne kosove te infektuar te sheruar muaji korrik te shtruar ne spitale

EMISIONET