Klubet futbollistike bojkotojnë kampionatin pas 12 shtatorit: Të plotësohen kushtet nga Qeveria!

Klubet futbollistike bojkotojnë kampionatin pas 12 shtatorit: Të

Liga Profesioniste e Futbollit nuk është dakord më ndryshimet e bëra në ligjin për sportin.

Kjo Ligë konstaton se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

  • Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.
  • Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
  • Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
  • Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

LIGA PROFESIONISTE E FUTBOLLIT”

K.F Tirana                               

K.F Laci                                   

K.F Teuta                                

K.F. Kukesi                              

K.F Partizani                           

K.S Kastrioti                            

K.F Skenderbeu                      

K.F Vllaznia                             

K.F Bylis                                  

F.K Apolonia                           

Sport Lajme Qeveria Futboll kushte klubet futbolliste bojkotojne kampionat 12 shtatot

EMISIONET