Abedin Oruçi me 12 vetë u përlesh me policët dhe iku, zbardhet ngjarja e Kukësit
Mbetet në arrati ish kryetari i qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi i cili të martën i shpëtoi arrestimit, duke kërcënuar e dhunuar forcat e policisë që tentuan ta vënë në pranga.
6 persona u arrestuan dhe 5 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pasi kundërshtuan policinë për ti hapur rrugë arratisjes së ish zyrtarit!
Më shumë se 24 orë pas ngjarjes, policia e Kukësit reaguar zyrtarisht për operacionin e dështuar për të vënë në pranga ish kryetarin e këshillit të Qarkut, Abedin Oruçi, i cili ishte person në kërkim.
Në njoftim, thuhet se ai ishe lokalizuar në një lokal që ka në pronësi, por efektivët e përfshirë në aksion u kërcënuan me armë zjarri nga ish zyrtari dhe janë konfliktuar fizikisht me të afërm të tij.
Policia pranon se Abedin Oruçi arriti të largohet nga lokali ku ishte lokalizuar duke kërcënuar policët me armë dhe duke përfituar nga përplasja që u krijua aty.
Teksa ish zyrtari arriti ti shpëtojë prangosjes, blutë e Kukësit thonë se kanë vënë në pranga 6 persona që e ndihmuan dhe ka çuar për hetim në gjendje të lirë 5 të tjerë.
Mësohet se janë arrestuar Ermir Markaj, Eglant Ollomani, Gazmend Oruçi, Besmir Muçmata, Zekria Shehu dhe Behar Duraku.
Burimet thonë se ata janë persona të afërm ose me lidhje me ish zyrtarin lokal.
Ndërsa veç 54 vjeçarit Abedin Oruçi, në kërkim është shpallur edhe një person tjetër që po ashtu dyshohet se është përfshirë në kundërshtimin me dhunë të policisë. Abedin Oruçi ishte shpallur në kërkim për tre vepra penale në tetor të vitit 2020, teksa tashmë akuzat pritet ti shtohet edhe kërcënimi e kundërshtimi i dhunshëm i forcave të policisë në krye të detyrës.
Lexo dhe: Nga gjyqet e Abedin Oruçit tek kanosja me armë e policëve që shkuan ta arrestonin
Si ndodhi perleshja: Abedin Oruçi nxjerr armën dhe përleshet me efektivët që tentuan ta arrestojnë
