Ish-zyrtari “turpëron” policinë e Kukësit, Abedin Oruçi nxjerr armën dhe përleshet me efektivët që tentuan ta arrestojnë

Ish-zyrtari “turpëron” policinë e Kukësit, Abedin

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut, Abedin Oruçi, ka turpëruar sërish policinë. Edhe pse ishte në kërkim prej tetorit të vitit 2020, blutë nuk kanë mundur ta ndalojnë këtë të martë në lokal. Madje pesë prej tyre janë lënduar gjatë konfliktit në tentativë për ta prangosur, teksa Oruçi ka mundur të largohet. Pavarësisht ngjarjes së rëndë blutë heshtin për ngjarjen, duke mos dhënë asnjë reagim.

Policia e Kukësit ndërmori një aksion për arrestimin e ish-kryetarit të Qarkut, Abedin Oruçi, i shpallur në kërkim, por është gjendur nën kërcënimin me armë dhe dhunë.

Ish-zyrtari ka bërë rezistencë dhe ka nxjerrë një pistoletë në drejtim të forcave të policisë që kishin shkuar për ta vënë në pranga në një lokal që ka në pronësi.

Blutë sipas burimeve kanë arritur ti heqin pistoletën nga dora, por kanë dështuar ta vënë në pranga.

Burimet thonë se Abedin Oruçi ka arritur tu shpëtojë i ndihmuar edhe nga persona që ndodheshin me të, të cilët janë përfshirë në konflikt me forcat e policisë.

5 efektivë sipas burimeve kanë mbetur të lënduar nga përplasja e dhunshme, ndërsa ish-zyrtari ka arritur të largohet.

Disa nga personat e përfshirë në kundërshtimin e dhunshëm të policisë janë shoqëruar në Komisariat, thonë burimet, ndërsa Policia e Shtetit për momentin po hesht për këtë ngjarje të rëndë.

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi, ishte shpallur në kërkim në tetor të vitit 2020 i akuzuar për tre vepra penale.

Ai akuzohet për kanosje për shkak të detyrës, evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.

Por edhe pse siç tregon ngjarja e fundit, ai ka qëndruar në Kukës, policia nuk ka arritur ta vërë në pranga dhe të zbatojë urdhër ndalimin.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike kukes

EMISIONET