Zgjedhjet po afrojnë, Zguri i shqetësuar jep dorëheqjen nga KQZ për të ngritur alarmin
Jep dorëheqjen kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.
Dorëheqja e tij vjen pas miratimit në Kuvend të Komisionit të Posaçëm për organet e reja të KQZ.
Sipas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor i takonte që Zguri të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Shkresa e dorëheqjes mban datën 18 shtator 2020 dhe i është dorëzuar Kuvendit.
Në këtë shkresë Zguri shpreh shqetësimin dhe nënvizon me zë të lartë nevojën urgjente për veprim.
"Pavarësisht se procedura për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese ka filluar, nuk ka një datë të saktë e të sigurtë për kalimin e stafetës. Ndërkohë KQZ ka pushuar de-facto së funksionuari dhe nuk është mbledhur më, ndonëse ka një listë çështjes që presin vendmimmarrje.
Situata e krijuar mund të ketë lidhje me humbjen e interesit të detyrës nga ana e anëtarëve të KQZ-së, por mund të ketë lidhje edhe me mosnjohjen e mëtejshme të autoritetit të drejtuesit institucional në largim. Situata kërkon reagim të shpejtë, sepse zgjedhjet janë shpallur dhe lista e detyrave është tepër e gjatë.
Minimalisht anëtarët duhet ti kthehen detyres, maksimalisht organet e reja drejtuese duhet të zgjidhen menjëherë. Me cilësinë e kryetarit kam zgjedhur instrumentin e doreheqjes si instrument sensibilizues per nevojen urgjente për veprim. KQZ ka nevojë për drejtim një orë e më parë. Deri atehere anetaret e KQZ-se qe perfaqesojne shumicen ne komision kane nevoje te tregojne perkushtim dhe ti qendrojne puneve ne krye sepse ata janë shumica"

Kujtojmë se, sot në orën 16:00 përfundon afati ligjor për pranimin e aplikimeve nga kandatitatët për organet e reja të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Zguri ka qenë në krye të organit qëndror të zgjedhjeve që prej majit të vitit 2017. Më herët ai ka qenë anëtar i KQZ për një periudhë të gjatë kohe.
Organet e reja drejtuese janë: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve; Komisioni Rregullator; dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve
Në listën e kandidaturave nuk mungon as emri i ish-kryetares së KQZ-së, Lefteri Lleshi, apo ish-anëtarit të propozuar nga PD-ja, Hysen Osmanaj. Nuk i ka munguar listës as këshilltarja e Grupit Parlamentar Socialist Odeta Berberi.
Komisioner
1-Iris Ruci
2-Halil Hyseni
3-Hysen Osmanaj
4-Lefterije Lleshi
5-Arben Xhiku
6-Haki Mustafa
Zv/Komisioner
1-Hysen Osmanaj
2-Arben Xhiku
3-Haki Mustafa
Komisioni rregullator
1-Iris Ruci
2-Agim Paskali
3-Hysen Osmanaj
4-Lefterije Lleshi
5-Odeta Berberi
6-Arens Cela
7-Anjeza Dajzmaili
8-Spiro Maliqi
9-Naim Mecalla
10-Durim Grabova
11-Arben Xhiku
12-Haki Mustafa
13-Lindita Tako
Komisioni i Ankimimeve
1-Agim Paskali
2-Hysen Osmanaj
3-Ledio Braho
4-Lefterije Lleshi
5-Arens Cela
6-Spiro Maliqi
7-Redinela Beqiraj
8-Durim Grabova
9-Farie Osmani
10-Theodhori Sallaku
11-Eldrina Karafili
12-Arben Isaraj
13-Lindita Tako /Ora News
