“Janë përmbytur tokat bujqësore, uji arrin deri në rrugën kryesore” Aulon Kalaja thirrje nga Bubqi: Ndihmoni banorët
Situata si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë vijon të mbetet problematike në një pjesë të madhe të vendit.
Aulon Kalaja ka vizituar Njësinë Administrative të Bubqit, ku thekson se uji ka përmbytur gjithçka dhe se tokat bujqësore janë inekzistente.
Kalaja bën thirrje që forcat e emergjencës të ndihmojnë banorët, të cilët po qarkullojnë për momentin nga rrugë alternative.
“Janë përmbytur të gjithë tokat bujqësore dhe uji ka mbërritur deri në rrugën kryesore. Bëhet fjalë për dy fshatra totalisht të përmbytura, siç janë fshati Bilaj, fshati Murqin që janë pjesë e Njësisë Administrative Bubq. Është një situatë kaotike. Reshjet me intensitet të lartë të shiut, e kanë bërë të pamundur ekzistencën e tokave bujqësore. Është vështirësuar edhe ekzistenca e gjësë së gjallë, që i kanë marrë dhe i kanë evakuuar në vende të tjera. Banorët përdorin një rrugë tjetër alternative që vjen nga aeroporti i Rinasit, futet te llixhat e Bilajt dhe është e aksesueshme pjesa tjetër e fshatit”, raporton Aulon Kalaja.
