Itali: Shkatërrohet rrjeti i pedofilëve, shisnin imazhe dhe video pornografike online

Itali: Shkatërrohet rrjeti i pedofilëve, shisnin imazhe dhe video

Policia postale italiane ka shkatërruar një rrjet pedofilësh italianë të cilët shkëmbenin materiale pedopornografike një një platformë të njohur  online.

Imazhet realizoheshin dhe nga adoleshentë të cilët i shisnin online në bazë të një liste çmimesh dhe sipas kërkesave.

Operacioni i koduar "Pay to see",  u koordinua nga Qëndra Kombëtare Italiane për mbrojtjen e fëmijëve e nga Gjykata e Minorenëve të Barit, dhe u ekzekutua nga Policia Postale e Romës, Barit e Foggia-s. U kryen kontrolle e sekeustrime të materialeve personale informatike në 12 rajone e 17 provinca italiane.

Hetimet e operacionit nisën pas denoncimit të dy prindërve të dyshuar nga përdorimi intensiv i rrjeteve sociale nga vajza e tyre adoleshente.

Hetimet zbardhën një rrjet të konsoliduar shitjesh online të videove e imazheve pedopronografike e pornografike të autoprodhuara nga adoleshentë e të rritur në shkëmbim të pagesave në llogari bankare online.

Marrëveshjet për shitje blerje të materialeve pornografike bëhesin përmesh chat-eve e listës së çmimeve të publikuar online që parashikonin përveç dërgimit të imazheve e videove dhe biseda seksuale e video-seksuale live.

Bota Lajme itali pedofile pornografi

EMISIONET