I paraburgosuri shkon tek dentisti dhe kthehet në qeli me 100 gr drogë
Një stomatolog është arrestuar pasi akuzohet se futi lëndë narkotike në burgun ‘313’
Stomatologu me inicialet F.B kishte lënë takim me një të paraburgosur me iniciale R. S. rreth orës 11:30 ne IEVP 313
"Pas vizitës në trupin e të paraburgosurit u gjet një rreth 100 gr lëndë narkotike. Nga hetimet rezulton se i paraburgosuri dhe stomatologu kanë patur kontakt me njëri-tjetrin."
"I paraburgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B., kabineti i të cilit ndodhet në godinën B të institucionit. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të paraburgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.
Stomatologu F. B. dhe i paraburgosuri akuzohen për veprën penale ‘Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në burg’\
