Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama jetonte në një apartament pranë rrugës “Myslym Shyri” aty dhe ku mbylli sytë në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Fqinjët e kujtojnë si grua të zonjën të përkushtuar dhe tepër të komunikueshme.

 Njëra prej tyre është Fatime Kadriu, ishte dhe shoqe me Anetën e cila kujton se Aneta ishte shumë e dashur dhe sa herë që e takoje dëshiroje ta takoje sërish një herë tjetër.

Madje kujton dhe një moment të shumë viteve më parë kur kryeministri Edi Rama dhe vëllai I tij Olsi, dy djem të rinj merreshin me sportin dhe asaj ndodhte që I duhej të lante dhe një lavatriçe vetëm me çorapet e sportit.

Ishte shumë komunikuese edhe me njerëzit më të thjeshtë edhe më lart. Një grua punëtore e zgjuar. I bënte të gjitha vetë. Kishte të dy djemtë sportistë e më thoshte që ka raste kur një lavatriçe laj vetëm me çorapet e sportit. Ishte nikoçire, për shtëpi për të gatuar për të pritur e për të përcjellë. Ta bënte zëmra të shkoje ta takoje e të flisje me të.

Aneta Rama do të përcillet në banesën e fundit sot në orën 17:00 dhe ceremonia do të jetë private për shkak dhe të pandemisë së koronavirusit.