Grusht shteti me kontrollorët në Rinas? Berisha nxjerr emrat e socialistëve që u punojnë të afërmit në Albcontrol

Grusht shteti me kontrollorët në Rinas? Berisha nxjerr emrat e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar se qëndron pas protestës së kontrollorëve,  të cilën Rama e konsideroi tentativë për "grusht shteti".

Për Rtv Ora, Berisha duke ju referuar Ramës si një njeri i rrjedhur, tha se ai akuzën për "grusht shteti" në të vërtetë e kishte për një seri deputetësh socialistë, të afërmit e të cilëve punojnë në pozicione kyçe në Albcotrol.

Berisha: Më lejo t'ja kthej pak siç e meriton sepse ai njeri me atë që nuk thuhet, rri,  e ka në gojë nga mëngjesi në darkë dhe në Parlament kur nuk i mjaftonte i veti merrte dhe të familjes së tij. Është një turp dhe faqe e zezë njeri që i lejon vetes të përdorë fjalët më vulgare dhe banale po degradon dhe denatyrohet gjithnjë e më shumë si njeri.

Akuza reale për "grusht shteti" ai ka ndaj Fatmir Xhafës, Paulin Sterkaj dhe një seri socialistësh të tjerë njerëzit më të afërt të të cilëve janë sistemuar në pozicione kryesore në Albcontrol. Nuk mund të them gjë tjetër, ai i rrjedhur mund të flasë në këtë mënyrë por të themi se nuk është i rrjedhur, është një njeri i cili i kompleksuar nga disfata e tmerrshme që e pret nuk di se çfarë flet.

Berisha tha se ministrja Balluku, e cila më herët ka qenë drejtoreshë e Albcontrol, është akuzuar me dhjetëra herë nga punonjësit  e kësaj komopanie për vjedhje dhe abuzime të fondeve.

Berisha: E vërteta është se nga punonjësit e Albcontrol ajo që unë e quaj ndrikull grykësi Balluku është akuzuar me dhjetëra herë për vjedhje dhe abuzime të tmerrshme të fondeve të asaj ndërmarrje të cilat herë pas here dhe unë i kam bërë publike.

Ai thotë se zgjidhja e kësaj çështje kërkon dialog dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e kanë çuar në falimentim kompaninë.

Berisha: Qëndrimi im ka qenë i kristaltë, të vendoset dialogu dhe të shqyrtohen kërkrsat e tyre. Të nxirren përgjegjësitë për ata që e kanë çuar atë sipërmarrje në falimentim.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

https://youtu.be/xH4lgHKwilE

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit sali berisha RTV Ora protesta e albkontroll

EMISIONET