Gjoba 110 mln euro për Becchettin, Basha: S'do e paguajnë shqiptarët. Konfiskojmë pasuritë e pushtetarëve të korruptuar
Ashtu si në shumë qytete të tjera, kryetari i Partisë Demokratike u prit me entuziazëm nga shumë qytetarë.
Ai u prit me thirrjet ‘O Lulzim, o hero, gjithë Shqipëria ty të do!’.
Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës u ndal edhe tek gjoba 110 milionë euroshe që Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit vendosi ndaj shtetit shqiptar për rastin "Becchetti".
Lexo edhe: Basha: Dyfishim të pagave për mësuesit, mjekët dhe infermierët
Basha, premtoi se kjo shumë nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit por do tu konfiskohet pasuria pushtetarëve të korruptuar dhe ortakëve të tyre.
"110 milionë euro gjoba që Edi Rama do t’i bjerë në qafë buxhetit të shtetit. Nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit por ne do t’i konfiskojmë të gjithë pasurinë e pushtetarëve të korruptuar dhe të ortakëve të tyre, sepse paratë e taksave të shqiptarëve nuk do të shkojnë për të paguar tekat e pushtetarëve të korruptuar. Përkundrazi, ne do të bëjmë gjithçka që kjo faturë që rëndon mbi 335 mijë familjet shqiptare, e kam fjalën për atë marrëveshje", tha ndër të tjera Basha.
Lexo edhe: Bechetti fiton 110 milionë euro, Shqipëria humb gjyqin për mbylljen e televizionit në 2015
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve rrëzoi ankimin e qeverisë shqiptare duke dënuar vendin tonë me 110 milionë euro. Kjo shumë do ti jepet biznesmenit italiane, Francesco Becchetti, si dëmshpërblim për mbylljen e padrejtë të televizionit në pronësi të tij në vitin 2015. Autoriteti në të cilin u paraqit ankimi i qeverisë shqiptare e ka vlerësuar të padrejtë pretendimin për të rrëzuar vendimin e gjykatës së Strasburgut duke e lënë atë përfundimisht në fuqi.
Përpjekja e qeverisë shqiptare për të anuluar dënimin me 110 milionë euro gjobë në procesin e hapur nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti, ka dështuar.
Zëri i Amerikës njoftoi se Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015, i cilësuar si akt me prapavijë politike.
/Aurel Rakipllari, OraNews
