Femrat dhe rinia mendojnë se Shqipëria ka ecur në drejtimin e gabuar, meshkujt dhe mbi 54 vjeç thonë se jemi në drejtimin e duhur

38.7% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria në këtë 4 vjeçar të mandatit të dytë të qeverisë Rama ka ecur në drejtimin e duhur.

38.5% mendojnë se ka ecur në drejtimin e gabuar, 21.3% mendojnë se Shqipëria është vendnumëro dhe 1.5% janë përgjigjur se nuk e dinë në sondazhin e Rtv Ora dhe Antoni Notos.

Sa i takon gjinisë, 43.3% e meshkujve mendojnë  se kemi ecur në drejtimin e duhur dhe 33.3% në drejtimin e gabuar.

Ndryshe mendojnë femrat, 43.7% e të pyeturave mendojnë se kemi ecur në drejtimin e gabuar dhe 34.2% në drejtimin e duhur.

Të pavendosurit janë në përqindje më të lartë te meshkujt.

Ajo që bie në sy është fakti se moshat nga 18-54 vjeç mendojnë se situata është e keqe, ndërsa grupmosha mbi 54 vjeç thotë se Shqipëria ka ecur në drejtimin e duhur në këtë 4 vjeçar.

Ne tabelen 7 të anketuarve u është bërë pyetja: ​A ka ecur Shqipëria në këtë 4 vjeçar në drejtimin e duhur apo të gabuar?

Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas gjinisë dhe grupmoshës.

Ne foto: Tabela 7 e sondazhit II Kombëtar RTV Ora & Noto, 23 shkurt 2021


Klikoni për rezultatet e Sondazhit të dytë kombetar:

Orientimi i votës: PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%

Projeksioni per Shkodrën:


Opozita e bashkuar fituese me 55.5% në Shkodër, 34% PS, rriten ndjeshëm partitë e tjera

Projeksioni per Elbasanin:

Ja si ndahet vota mes PS dhe opozitës në Elbasan, PDIU e humb fuqinë elektorale, rritet PD

19 janar 2021: Sondazhi i Pare Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë e Durrës

Vendi Lajme Politikë zgjedhjet 25 prill 2021 sondazhi RTV Ora Antonio Notto

EMISIONET