Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka prezantuar pak minuta më parë dy kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 Prillit.

VV do të garojë vetëm në dy zona zgjedhore: në Tiranë me drejtuesin e saj, Bojken Abazi dhe në Lezhë me Iliaz Shehu, aktivist i Vetëvendosjes në Shqipëri dhe pedagog.

Prezantimi i dy kandidatëve u bë nga ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, përmes një konference për media të mbajtur mesditën e sotme.

Vendimi i Vetëvendosjes në Tiranë vjen në një kohë kur në Kosovë ka nisur fushata për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit.

Gjatë intervistave në media Kurti ka deklaruar se Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri është e pavarur dhe i merr vendimet në autonomi të plotë.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje u regjistrua në Shqipëri më 11 mars të vitit 2019 dhe merr herë pjesë për herë të parë në zgjedhje më 25 prill.