VIDEO/ “Duam lekët tona!” Punonjësit e portit të Shëngjinit sërish në protestë. Sindikata: Institucionet të reagojnë

Mosmarrja e pagave prej gati 3 muajsh ngriti sërish në protestë punonjësit e Portit të Shëngjinit.

Ata u mblodhën mëngjesin e kësaj të premteje brenda ambienteve të kësaj ndërmarrje, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje.

Në mbështetje të tyre ishte dhe kreu e KSSh Kol Nikollaj, i cili u kërkoi institucioneve që të marrin masa për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Janë 117 punonjës në Portin e Shëngjinit, të cilët kanë probleme me pagat, për shkak të vështirësive financiare që po përballet prej muash Drejtoria e këtij Porti.

VIDEO/ “Duam lekët tona!” Punonjësit e portit të

punonjësit shëngjini porti porti i shëngjinit sindikata

EMISIONET