Universiteti i Tiranës, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Ndërkombëtar Evropian në Kiev
Universiteti i Tiranës firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Ndërkombëtar Europian në Kiev të Ukrainës që parashikon bashkëpunim në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor si dhe shkëmbime të profesorëve, studentëve dhe studiuesve mes dy universiteteve.
Rektori Artan Hoxha vlerësoi përkushtimin e universitetit partner, i cili, pavarësisht sfidave vazhdon misionin në kushte të jashtëzakonshme.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Draçini theksoi se arsimi në fushën e mjekësisë në kohë lufte është sfida pasi mësimi praktik nuk mund të zëvendësohet online.
Rektorja e Universitetit Europian të Ukrainës, tha se lufta ka detyruar shumë anëtarë të stafit të lartohen, ndaj edhe bashkëpunimet të tilla si ky me UT janë bërë të domosdoshëm
“Sot, Ukraina është shumë larg paqes dhe po përballemi me sfida të mëdha. Deri tani, më shumë se 12 institucione arsimore janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë. Shumë nga stafi ynë akademik dhe administrativ janë detyruar të largohen dhe të vazhdojnë punën në kushte shumë të vështira.
Disa janë diplomuar përkohësisht ose në mënyrë të jashtëzakonshme. Edhe studentët tanë po përballen me sfida të mëdha për të vazhduar studimet e tyre. E gjithë kjo na ka shtyrë të kërkojmë forma të reja bashkëpunimi me universitete dhe institucione ndërkombëtare”, u shpreh ajo.
Marrëveshja ka një afat 5-vjeçar dhe përfshin të gjitha programet e studimit duke shënuar një hap konkret drejt solidaritetit akademik në kushte të jashtëzakonshme që gjendet Ukraina.


